19 Prill 2024

Për 5 ditët në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe vranësira

Prishtinë, 1 tetor - Në parashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat do të jenë më prezentë pasditeve ,por nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat  konstante. Indeksi UV në vlerat e normales.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)