18 Gusht 2019

Peja proteston kundër projektit të hidrocentraleve në Lumbardh

Pejë, 25 shkurt - Sot në sheshin e qytetit te Pejës komuniteti i banorëve të Rugovës organizon protestë në kundërshtim të projektit të hidrocentraleve në Lumbardh. 

Kelkos Energy Peja është kompania që Qeveria thotë se do të investojë rreth 97 milionë euro në ndërtimin e hidrocentraleve në Pejë.

Sipas shoqërisë civile, dëshmi se natyra do të dëmtohet është edhe fakti se kompania e njëjtë ka shkatërruar grykën e Deçanit vite më parë, kur nisi ndërtimin e hidrocentraleve atje.

Shoqata të shumta, sikur ajo e peshkatarëve dhe bjeshkatarëve, kanë dalë gjithashtu kundër këtij projekti të qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar qeverisë që të tërhiqet nga projekti, që e kanë vlerësuar tejet të dëmshëm për banorët e kësaj pjese.

Projekti për ndërtimin e disa hidrocentraleve në Pejë nga kompania austriake, ishte nënshkruar gjatë qeverisjes së Ali Berishës së AAK-së.

Komuniteti i banorëve të Rugovës, mbështetur nga organizata të shoqërisë civile, do të protestojë të hënën në mesditë kundër projektit.

Kur ndërtohen hidrocentrale, pasojat mjedisore mund të jenë të mëdha dhe lidhen me ndërhyrje në natyrë, ndryshim të rrjedhës së ujit, si dhe rritet mundësia për thatësi dhe mungesë të ujit të pijes

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2019

 - Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest hapet panairi i rushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Komuna e Podujevës Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës organizon Kosova Sprint Triathlon në disiplinat 750m Notë 20Km Çiklizëm dhe 5Km Vrapim Meshkuj dhe Femra. (Orllan, ora 10:00)

- Mbahet Be Hardh Fest, aktivitet ky ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Fshati Kukaj, ora 15:00)

- Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest organizohet aktiviteti Hardh Poezi. (Muzei i qytetit te Rahovecit, ora 18:00)