18 Maj 2022

PDK do të inicojë rezolutë kundër ngritjes së çmimit të rrymës

Prishtinë, 20 janar - Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri përmes një konference për media ka ngritur shqetësimet për tendencën e rritjes së çmimit të energjisë nga ana e Qeverisë Kurti.

Tahiri ka thënë se kjo është e papranueshme sepse do të rëndoj jashtëzakonisht shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe familjeve kosovare.

"Sot GP i PDK-së duke parë gjendjen që po rëndohet çdo ditë e më shumë me energji elektrtike, dhe në anën tjetër duke parë papërgjegjësinë e kryeministrit dhe qeverisë, kërkuam që të mbajmë një debat në lidhje me këtë situatë.  Në mënyrë që qytetarët të kalojnë sa më lehtë këtë dimër, kërkojmë që në asnjë rrethanë të mos ngritet çmimi i energjisë. Kjo është e papërballueshme për qytetarët dhe nuk guxon të ndodhë.", ka thënë ai.

Tahiri ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mospërkrahje të mocionit të PDK-së, duke thënë se Kosova është vendi i fundit që po diskuton për ndërmarrjen e masave lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

"Si po shkon puna, Kosova do të jetë një nga 10 vendet që do të paguaj më së shtrenjti energjinë elektrike në Evropë. Është duke u manipuluar me të madhe në lidhje me shifrat dhe statistikat për furnizim nga ana e qeverisë. Si opozitë, ne nuk do të ndalemi. Do të punojmë dhe do të përdorim të gjitha instrumentet për të ftuar në seancë të jashtëzakonshme kryeministrin Kurti që të mos lejojmë ngritjen e çmimit të energjisë. Secila familje kosovare, sado e vogël të jetë ajo, do të kaloj 600 kwh energji elektrike brenda muajit dhe do të preken nga rritja e çmimit të energjisë. Pagat nuk janë rritur, prandaj, pagat e qytetarëve tanë, mësuesve, policëve, të sektorit privat, nuk do të mund ta përballojnë rritjen e çmimit të energjisë.", ka theksuar Tahiri.

Tahiri ka paralajmëruar se PDK do kundërshtoj vazhdimisht këtë tendencë, duke paralajmëruar edhe një seancë të jashtëzakonshme ku do të iniciohet një rezolutë e cila parandalon ngritjen e çmimit të energjisë.

"Ne kemi qenë kundër, do të jemi kundër dhe nuk do të ndalemi në kundërshtimin e këtij vendimi të qeverisë. Qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë abuzim. Një debat parlamentar për rritjen e çmimit të energjisë është shumë i domosdoshëm. Miratimi i një rezolute e cila i kërkon ZRRE-së që të mos lejoj ngritjen e çmimit të energjisë është e pashmangshme. Si Grup Parlamentar, për ne, më e rëndësishmja sot është parandalimi i ngritjes së çmimit të energjisë. Është e paparanueshme që të paguajmë rrymën më së shtrenjti në Evropë. E ftojmë kryeministrin që të jetë më i përgjegjshëm karshi kësaj situate sepse sot për sot nuk ka brengë më të madhe për qytetarët sesa furnizimi me energji.", ka përfunduar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)