18 Prill 2024

Pavarësimi energjetik i Kosovës dhe KOSTT-it, lajmi më i mirë

Prishtinë, 2 korrik - “KOSST-i është ndër adresat e rëndësishme energjetike të Kosovës, jo vetëm të furnizimit, por rëndësia e tij është edhe më e madhe, duke pasur parasysh disa çështje të pazgjidhura të Kosovës në pavarësimin e vet energjetik”, kështu tha Kryeministri Haradinaj në një prononcim për medie, pas një vizite pune që zhvilloi në KOSTT, ku është pritur nga drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Ilir Shala.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj ka vizituar qendrën nacionale dispeçerike, ku ka parë nga afër punët që zhvillohen në këtë qendër.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se vota pro e operatorëve është një sukses i Kosovës, që njohin KOSST-in si operator në vete dhe kjo i mundëson këtij institucioni dhe Kosovës që ta shtrijë autoritetin në gjithë tregun e Kosovës, përfshirë edhe Veriun.

“Pavarësimi energjetik i Kosovës dhe KOSTT-it, duke operuar i pavarur si Zonë/Bllok Rregullues brenda Evropës Kontinentale është lajmi më i mirë dhe me i madh për vendin në fushën energjetike, që do të realizohet përmes një Marrëveshje të re të Kyçjes me ENTSO-E, sipas vendimeve të mbledhjes së fundit të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale dhe atë jo më larg se prill i 2020-ës”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se KOSTT-i mbetet adresë e rëndësishme për tregun e energjisë elektrike në vend dhe energjia një nga parametrat kryesor për siguri dhe zhvillim ekonomik dhe se përkrahja e Qeverisë nuk do të mungojë asnjëherë.

Kryeministri Haradinaj porositi që të mos humbet vëmendja nga puna, sepse pjesa e zbatimit është e rëndësishme dhe kjo duhet përmbyllet njëherë e përgjithmonë, pra të kemi një treg unik dhe të rregulluar të energjisë në Kosovë.

Drejtori i KOSST-it, Ilir Shala, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhënë këtij institucioni, tha se, e ka njoftuar atë me proceset e fundit që kanë ndodhur në lidhje me votimet prej Grupit Regjional të Evropës Kontinentale, të cilat kanë të bëjnë me proceset e ardhshme drejt pavarësimit të KOSST-it në Evropën Kontinentale si operator apo si bllok i pavarur dhe kjo do të bëhet komfor marrëveshjes së re të kyçjes që do të lidhet dhe votohet më 26 shtator të këtij viti, ku definohet edhe faza e operimit, që do të ndodhë jo më larg se në prill të vitit 2020.

Në këtë takim u diskutua edhe për krijimin e Task Forcës për përgatitjen para operimit të KOSTT CA/CB, për pozicionimin e KOSTT-it në ligjin e ri për paga, si dhe konstituimin e bordit të drejtoreve, të kësaj ndërmarrjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)