29 Mars 2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë, 21 janar - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshje shiu dhe fjolla të lehta bore, priten edhe në pjesët tjera të vendit por të intensitetit ma të dobët.

Në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore do të ketë ngrica.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)