19 Mars 2024

Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtinë, 21 maj - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi yë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihet të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)