19 Mars 2024

Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtinë, 15 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë te ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 750m do të ketë vetëm reshje bore.

Mjegulla do të shfaqet vetëm nëpër disa territore të kufizuara, kryesisht ultësira dhe rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe herë –herë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)