18 Prill 2024

Opozita kërkon anulimin e propozimit për rritjen e çmimit të rrymës

Prishtinë, 20 janar - Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë diskutuar sot për çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë për rritjen e çmimit.

Deputetët e partive opozitare kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe i kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë.

Ata ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u ka thënë deputetëve se po manipulojnë me shifrat për rritje të çmimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në proces do të kenë një mocion procedural që lidhet me këtë çështje dhe ka ftuar partitë tjera në Kuvend që ta mbështesin.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin Kurti se është i paftë ta menaxhojë situatën.

“Qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritje të çmimit të energjisë përreth 300 për qind”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se janë mbi 200 mijë familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat.

Sipas tij, Kosova po bëhet një nga shtetet me çmimin më të lartë të energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)