29 Mars 2024

OKB, 100 miliardë euro ndahen për fondin e klimës

Cancun, 6 dhjetor - Mbas vitit 2020, një fond ndërkombëtar për klimën do të duhet të ndajë çdo vit 100 miliardë dollarë për të zbutur pasojat e ndryshimit të klimës dhe për të zvogëluar emisionet e dioksidit të karbonit.

Në takimin për Klimën në Kopenhagen më 2009, u arrit marrëveshja politike për shumën që duhet dhënë. Por e paqartë mbetet kush duhet t'i administrojë këto para. Kjo çështje është një nga temat që do të diskutohet në Cancun të Meksikës në takimin për klimën që zgjat deri më 10 dhjetor.

Vendimi për shumën financiare të fondit ndërkombëtar për klimën pas vitit 2020, është marrë në Kopenhagen. 100 miliardë dollarë duhet të administrohen çdo vit.

„Në Cancun do të na duhet së pari të biem dakord sipas cilës rradhë do të diskutojmë çështjet“, thotë shefja e Sekretariatit të KB për klimën, Christiana Figueres: „Fondi për të cilin do të diskutojmë në Cancun është pjesë e rëndësishme e gjithë paketës. Kemi të bëjmë me një fond i cili do të administrojë financimin afatgjatë.

Paraprakisht ne jemi duke diskutuar nëse fondi duhet krijuar këtu në Cancun dhe pastaj më vonë të përcaktohen strukturat. Është hera e parë që ngrihet një fond i tillë dhe krijimi i tij duhet menduar mirë.

Mundësia tjetër është që ne të vendosim këtu që deri vitin tjetër të biem dakord për strukturën, dhe fondin ta krijojmë zyrtarisht në takimin tjetër të klimës."

Nëse një fond prej 100 miliardë dollarësh do të duhet të administrohet çdo vit, atëherë duhet krijuar adminisrtrata. Interesa legjitime ka si nga ana e vendeve dhuruese, vendeve të industrializuara ashtu edhe nga vendet marrëse, vendet në zhvillim.

Vendet dhënëse duan të kenë garancinë që paratë do të përdoren vërtet për mbrojtjen globale të klimës. Dhuruesit duan të kenë liri vendimmarrjeje për aksionet e tyre kombëtare dhe nuk duan tu vihen kushte për prioritetet politike.

Aktualisht po flitet për Bankën Botërore si administratore e fondit të klimës: „Anëtarët e Konventës për Klimën vendosin vetë çfarë lloj fondi për klimën duan të kenë. Ne morrëm këshillimet se një fond i tillë duhet administruar në mënyrë profesionale. E rëndësishmë është që çdo dollar, çdo euro të harxhohet mirë. Dhe për këtë duhet një menaxhim që të orientohen prej rezultatit", thotë i ngarkuari i posaçëm për ndryshimin e klimën në Bankën Botërore, Andrew Steer.

Ai mendon se Banka Botërore është në gjendje të marrë përsipër një detyrë të tillë, dhe është madje krenare.

Por në takim marrin pjesë edhe delegacione që janë skeptikë për marrjen e administrimit nga Banka Botërore. Janë vendet në zhvillim që kundërshtojnë krijimin e një fondi për klimën që të dirigjohet nga Banka Botërore.

Bolivia është një nga vendet anëtarë të Grupit G- 77 dhe Kina. Ambasadori në KB i Bolivisë, Pablo Solon, tregon për rezervat: „Ne nuk mund të përkrahim idenë që Banka Botërore të menaxhojë një fond të tillë. Pse? Siç e dimë jemi duke kaluar një krizë ndërkombëtare financiare dhe për këtë krizë përgjegjëse ishin edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, sepse kanë bërë politikë që ka sjellë krizën."

Pritet që mikpritësit meksikanë të ofrojnë javën e ardhshme një propozim - kompromisi. Presidenti meksikan Felipe Calderon, është duke punuar që prej vitit 2008 për krijimin e një fondi të gjelbër për financimin e pasojave të ndryshimit të klimës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)