29 Mars 2024

OEK mbështetë kompaninë gjermano-kosovare Evroenergie

Prishtinë, 16 gusht - “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sektorit energjetik  e në veçanti nga fakti se ajo është shtyllë ekonomike për funksionimin e shtetit tonë, por në të njëjtën kohë jam i  vetëdijshëm  edhe për sfidat me te cilat  ballafaqohet ky sektor\", theksoi Kryetari i  Odes Ekonomike të Kosovës Safet  Gerxhaliu me rastin e vizitës në kompaninë  “Euroenergie L.L.C” ku u prit nga menaxhmenti i udhëhequr nga Bashkim Malushaj dhe Hamdi Malushaj dhe bashkëpunëtorë..

Hulumtimet në gjetjen e burimeve alternative sipas tij duhet të jenë edhe më të theksuara sepse që nga viti 2015 fillon një etapë e re energjetike në Kosovë dhe më gjerë.

\"Në të njëjtën kohë integrimi në familjen evropiane kërkon përmbushje të kritereve të reja energjetike prandaj puna që bën kompania e juaj është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Gerxhaliu.


Evroenergie L.L.C me seli në Prishtinë, është pjesë e kompanisë gjermane “energieweit Group” me seli në Gjermani, e cila ka  me mëse 250 punonjës, ekspert në të gjitha fushat e energjisë ofron një portfolio të gjerë të shërbimeve mbështetëse me vlerë për ekonominë energjetike.

Si Grup posedon ekspertizë të shkëlqyeshme dhe përvojë në implementimin e projekteve duke u bazuar në direktivat dhe standardet evropiane.

Gjithashtu ajo ofron shërbime konsulente të sigurta me cilësi të lartë lidhur me temat kyqe të ekonomisë energjetike në Evropën juglindore si dhe zhvillimin e proceseve operative.

Në bashkëpunim me ndërmarrjet simotra bofest consult GmbH, sapremium GmbH dhe suportica GmbH, evroenergie L.L.C në vazhdimësi e përcjell zhvillimin e tregut të energjisë përmes projekteve të ndryshme. 

Në tetor të vitit 2005 Bashkimi Evropian dhe një numër i konsiderueshëm i shteteve të Evropës Juglindore nënshkruan traktatin për ndërtimin e Bashkësisë Energjetike të Evropës Juglindore, përmes të cilit tregu i brendshëm energjetik Evropian duhet të zgjerohet në shtetet e Evropës Juglindore.
 
Përmes këtij traktati shtetet e Evropës juglindore obligohen ta zbatojnë Ligjin energjetik të Bashkimit Evropian, të zhvillojnë korniza adekuate rregullative dhe ta liberalizojnë tregun energjetik.

Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh që përmes resurseve natyrore ofrohen mundësi të shumta për investime në rajon e sidomos në Kosovë.

Vendet e Evropës Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohen t’i përmbushin direktivat evropiane të energjisë, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

Tregu i energjisë në Kosovë nuk është i liberalizuar. Konsumatori i vetëm i cili në Kosovë e ka të drejtën e zgjedhjës së furnizuesit është NewCo Ferronikeli. Sipas Drejtorit gjeneral të ndërmarrjës evroenergie L.L.C z. Bashkim Malushaj, “Tregu energjetik në Kosovë pritet të liberalizohet plotësisht prej 1 Janar të vitit 2015.

Ky është një nga detyrimet e traktatit të Komitetit Energjetik të Vjenës për funksionimin në përputhje me tregjet e BE-së dhe me këtë Kosovën e presin sfida të mëdha rreth implementimit të liberalizimit, marrjës së njohurive tekniko-menaxheriale, menaxhimit të energjisë, prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtritshme si dhe shumë sfida të tjera me të cilat janë ballafaquar edhe vendet e tjera në zhvillim“.

Ndër aktivitetet tjera të kësaj Kompanie që duhet përmendur është gjithashtu edhe  organizimi i Konferencës me karakter regjonal me temë „Tregu energjetik Evropa Juglindore 2012“ e cila do të mbahet më 06 Shtator 2012 në Prishtinë ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin prezentiment interesante për Evropën Juglindore nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të Bankës Botërore, GIZ, KfW, E.ON Mitte, të Devoll Hydropower sh.a, Green for Growth Fund dhe të takohen me menaxherë ekzekutiv, struktura udhëheqëse dhe vendimmarrës të tjerë nga sektori i energjisë.


Kryetari i OEK-ut  z. Safet  Gërxhaliu pohon se kjo konferencë do të vë në dispozicion një platformë mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbehen drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmës.

evroenergie L.L.C ka kontraktuar  për momentin projekte me rëndesi jo vetëm për tregun energjetik të Kosovës por edhe për regjonin si p.sh nga GIZ, Energy Community etj. 

Oda Ekonomike e Kosovës, përkrahë dhe  përshëndet gatishmërinë e ndërmarrjeve të interesuara dhe të orientuara që Kosova të ketë pavarësi ekonomike.

Gërxhaliu foli poashtu edhe për aspektin e vetëdijësimit të spektrit të gjërë kosovar lidhur me sfidat e lartpërmendura si dhe për varësinë e Kosovës në mungesë të analizave respektivisht studimeve të fizibilitetit.

Ai veçoj se kompani  të tilla me këtë sinqeritet i duhën Kosovës për zhvillimin ekonomik, transferin e teknologjisë, sistemin know- how dhe për përmirësim të imazhit të Kosovës me profesionalizem dhe përkushtim edhe në vendet europiane dhe më gjerë siq e bën kompania në fjalë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)