16 Prill 2024

OEGJK përcjellë rekomandimet për Strategjinë për Energjinë 2022-2031

Prishtinë, 2 qershor - Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me datë 31 Maj ka përcjellur te Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli rekomandimet për Strategjinë për Energjinë 2022-2031.

OEGJK është shumë aktive në avokimin e çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë, ku në vitin 2019 me mbështetjen e GIZ-it ka themeluar Rrjetin e Biznesit të Energjisë së Pastër dhe në vitin 2021 ka themeluar Klasterin për Energji të Ripërtëritshme.

Sot, sektori i energjisë është një nga sektorët më të goditur nga pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, të cilat kanë ngadalësuar transportin, tregtinë dhe aktivitetin ekonomik në të gjithë globin. Edhe bizneset e këtij sektori në Kosovë janë përballur me kushte jo të favorshme operimi dhe kërkesat e tyre nuk janë shqyrtuar plotësisht as para situatës së pandemisë. 

Ata konsiderojnë se është momenti i fundit kur shteti duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndihmuar këtë sektor dhe në këtë mënyrë të

shmangen problemet serioze që mund të çojnë në mbylljen e një numri të madh biznesesh.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)