20 Prill 2024

Obama i jep shtytje planit për energjinë e pastër

Nevada, 27 janar - Presidenti amerikan Barack Obama viziton sot Las Vegasin në Nevada dhe bazën e Forcave Ajrore në Kolorado për t’i dhënë shtysë planit të tij të ri të energjisë në dy shtete  të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Obama pritet të bisedojë për reformën në energji në të dyja ndalesat, duke tërhequr vëmendje ndaj propozimeve për përdorimin e energjisë së pastër dhe për të shtuar prodhimin e naftës dhe gazit në vend. Komentet e tij pasojnë kritikat e republikanëve në fillim të javës për pezullimin e planeve për ndërtimin e një naftësjellësi nga Kanadaja në Teksas..

Nevada dhe Colorado do të zhvillojnë zgjedhjet paraprake republikane brenda dy javëve të ardhshme.

Ndërkohë, kandidatët republikanë për president Newt Gingrich, Mitt Romney, Rick Santorum, dhe Ron Paul po përgatiten për t’u përballur në një tjetër debat sonte në Florida.

Florida zhvillon zgjedhje të rëndësishme paraprake të martën. Gara në Florida po kthehet në një konkurrencë mes dy kryesuesve Gingrich dhe Romney.

Në të pritet të dominojnë çështje të tilla si imigracioni dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kubën, në shtetin pranë vendit komunist.

Dje, presidenti Obama vizitoi një fabrikë në shtetin e Ajovas për të nxitur planin e tij ekonomik që ai shpalosi gjatë fjalimit mbi gjendjen e vendit të marten. Presidenti tha se çelësi i ndryshimit është që Kongresi të miratojë kodin e reformuar të taksave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)