28 Mars 2024

Nxirret udhëzimi i ri për Lejet Mjedisore

Prishtinë, 10 dhejtor - Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të ndikimeve negative në mjedis nga projektet publike dhe private, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi nxorri udhëzimin administrativ për lejet mjedisore, i cili përcakton kushtet dhe procedurat e dhënies së lejes mjedisore. Me këtë udhëzim shfiquzohet UA i vitit 2005 për dhënien e lejes ekologjike.

Sipas këtij UA, përcaktohet lëshimi në punë i impianteve dhe pajisjeve të cilat janë subjekt i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe kanë vendim për pëlqim mjedisor, duke përjashtuar veprimtaritë që janë subjekt i Ligjit për Parandalimin e Integruar dhe Kontrollin e Ndotjes.

Kusht për marrjen e Lejes Mjedisore është zbatimi i masave për mbrojtjen e mjedisit, sipas Raportit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, si dhe kushteve që dalin nga vendimi i dhënies së Pëlqimit Mjedisor.

Për impiantet dhe pajisjet të cilat kanë punuar para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, MMPH do të verifikojë me kontrollë të posaçme dhe me analizë për të vlerësuar ndikimin e gjendjes faktike në mjedis. Leja Mjedisore lëshohet në afat prej pesë (5) vitesh.

Në rastet kur operatori nuk u përmbahet kushteve të përcaktuara me leje, nuk realizon monitorimin dhe nuk paraqet të dhëna në pajtim me Ligjin, apo nuk vepron sipas urdhëresave të Inspektoratit, MMPH mban përgjegjësinë për ndërprerjen e lejes mjedisore.

Për mosrespektimin e dispozitave të këtij UA, personat juridikë dhe fizikë do të ndëshkohen me gjoba nga 5000-10000 euro dhe 500-1000 euro, respektivisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)