24 Prill 2024

Njerëzit janë nxitësit e ngrohjes globale me pasoja katastrofike për planetin

Washington, 24 nëntor - Qeveria amerikane lëshon një raport të ri mbi kërcënimet që paraqesin ndryshimet klimatike tek ekonomia.

Raporti pritet të jetë një paralajmërim i fortë që bie ndesh me axhendën e administratës Trump pro karburanteve fosile.

I shkruar me ndihmën e më shumë se 10 agjencive dhe departamenteve qeveritare amerikane, raporti plotëson një studim të lëshuar vitin e kaluar i cili doli në përfundimin se njerëzit janë nxitësit kryesorë të ngrohjes globale duke paralajmëruar për pasoja të mundshme katastrofike për planetin.

Raporti i këtij viti pritet të përcaktojë koston e ndryshime klimatike, të sigurojë vlerësime shkencore të risqeve si dhe deri në çfarë mase njerëzit mund të përshtaten me to.

Raporti pritet të krijojë përplasje me politikën e Presidentit Donald Trump, i cili është tërhequr nga marrëveshje për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës me qëllimin për të rritur në maksimum prodhimin e karburanteve fosile vendase, përfshirë naftën bruto, aktualisht me prodhimin më të lartë në botë, duke tejkaluar Arabinë Saudite dhe Rusinë.

Zoti Trump dhe disa anëtarë të kabinetit të tij kanë hedhur vazhdimisht dyshime mbi përcaktimin shkencor të ndryshimeve klimatike duke thënë se shkaqet nuk janë përcaktuar ende. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)