31 Janar 2023

Nis implementimi i projektit për efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 3 qershor - Sot në mjediset e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), Bashkëpunimi Teknik Gjerman (GTZ), pesë komuna të Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar tetë Marrëveshje Bashkëpunimi në kuadër të projektit Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në institucione publike.

Në ceremoninë e nënshkrimit, të pranishëm ishin Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka -Pula, zv.ministri Blerim Rexha, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach, kryetarët e Komunave të Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, rektori i Universitetit të Prishtinës si dhe drejtuesit e GTZ-së për Kosovë.

Marrëveshjet e bashkëpunimit në realizimin e këtij projekti janë nënshkruar nga Ministrja Pula, drejtori i GTZ-së për Kosovë, Michael Nebelung, kryetarët e pesë komunave të përzgjedhura, Isa Mustafa, Avni Kastrati, Ramadan Muja, Qemal Mustafa, Bajrush Xhemajli dhe rektori i UP-së, Mujë Rugova.
 
Me këtë rast Ministrja Pula ka deklaruar se këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme sa i përket efiçiencës së energjisë, konkretisht kursimit të energjisë elektrike, e që realizohet në kuadër të marrëveshjes që Qeveria e Kosovës ka me Republikën e Gjermanisë.
 
“Iniciativën për këtë projekt ndërinstitucional dhe ndërshtetëror e ka marrë MEM, duke u bazuar në politikat dhe Strategjinë në kuadër të sektorit të energjisë. Efiçienca e energjisë është një koncept i ri të cilin janë duke e zbatuar të gjitha vendet e Bashkësisë Evropiane dhe ne me politikat tona dëshirojmë t’i zbatojmë këto politika dhe t’i aplikojmë të gjitha udhëzimet të cilat dalin nga BE-ja dhe Traktatit për Komunitetin e Energjisë”, tha ajo.
 
Ministrja Pula ka bërë të ditur se ky projekt është dy vjeçar dhe MEM po punon që të gjejë donatorë të tjerë, ndoshta të vazhdojmë edhe me GTZ-në që ky projekt i efiçiencës të përfshijë edhe komunat e tjera.

Gjithashtu, ministrja e Energjisë ka përmendur se në fushën e efiçiencës së energjisë, MEM ka realizuar edhe projekte të tjera, siç është vendosja e paneleve solare në disa objekte publike, ndërsa Zyra e Komisionit Evropian ka nisur fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Nga ana e tij, Ambasadori gjerman Hans-Dieter Steinbach ka theksuar se është arritur në atë pikë ku mund të implementohet projekti në praktikë, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

“Gjermania ka qenë e përfshirë në sektorin e energjisë për një kohë, jo vetëm në fushën e prodhimit të energjisë por edhe në transmisionin e energjisë që është një gjë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë. Tani kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit, në kornizën e bashkëpunimit teknik dhe siç e dini në të gjitha shtetet në Evropë, por jo vetëm në Evropë çështje e prodhimit të energjisë është një çështje e rëndësishme por ajo që është më e rëndësishme posaçërisht kur flasim për aspektin mjedisor, ruajtja e energjisë është duke u bërë një çështje gjithnjë e më tepër e diskutimeve publike dhe e rregulloreve të BE-së”, tha Steinbach.

Diplomati gjerman tha se ky projekt për të cilin është nënshkruar memorandumi është një fillim shumë i rëndësishëm në ruajtjen e energjisë dhe për të dhënë një shembull të mirë komunitetit të biznesit, popullatës dhe se shpreson fuqimisht që komunat e përfshira në të do të vazhdojnë dhe do të përpiqen që të identifikojnë fushat e reja për ruajtjen e energjisë.

Ndryshe drejtuesit e komunave kanë vlerësuar lartë gatishmërinë e MEM-it për të realizuar bashkërisht këtë projekt. Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës ka shtuar se ky është një hap me të cilin ne mendojmë se si të zhvillohemi dhe si të shpenzojmë duke kursyer, e jo si të zhvillohemi duke shpenzuar.

Ai tha se do të bëjë përpjekje maksimale që këtë shembull ta vazhdojë edhe më tutje qoftë përmes investimeve vetanake, qoftë përmes përkrahjes që do ta kenë nga MEM dhe Ministritë tjera.
 
Ndërkaq, Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit tha se këto projekte, përveç rëndësisë si investime të drejtpërdrejta, si financa, e kanë një rëndësi tjetër të veçantë - ruajtjen e energjisë dhe ambientit që është njëri nga standardet themelore të shoqërive të cilat kanë mësyer integrimet siç është shoqëria e Kosovës.

Projekti Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në institucione publike do të zgjas një vit, ndërsa ka një kosto financiare prej 653 mijë euro, të cilat do të sigurohen nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, GTZ dhe Komunat.

Projekti parasheh modernizimin e ndriçimit publik të ambienteve publike të pesë komunave të përzgjedhura dhe modernizimin e ndriçimit të ndërtesave publike, konvikti nr. 4, dy amfiteatro të UP-së dhe shkollën fillore “Musa Zajmi në Gjilan.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00