26 Maj 2020

Ngrohja globale, 2000-2009 vitet më të nxehta

SHBA, 29 korrik - Ngrohja globale mbetet një fenomen kërcenues për të ardhmen e njerëzimit. Ky është përfundimi i një studimi të Agjencisë amerikane të studimit të Oqeaneve dhe atmosferës.

Në raportin e publikuar prej agjencisë (NOOA), periudha nga viti 2000 deri në 2009 është periudha ku janë regjistruar temperaturat më të larta që nga viti 1880.

Më tej agjencia duke krahasur 10 vjeçarin e parë të shekullit të 21 me vitet e shekullit të 20 shprehet se edhe në vitet ’80-90 ka patur ngrohje globale por që nuk mund të krahasohet me të njëjtin fenomen të ndodhur nga 2000 deri në 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)