28 Mars 2024

Nga sot reshjet e shiut dhe borës do të jenë me intensitet më të dobësuar

Prishtinë, 11 janar - Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)