19 Prill 2024

Nga e shtuna do te mbaj mot me diell dhe me temperatura tipike verore

Prishtinë, 1 gusht - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit dhe nën presion labil atmosferik.

Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat vende –vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Reshjet do të jenë më të përqendruara në qendër, jug dhe verilindje të vendit , derisa pjesët tjera të vendit mbesin me reshje të izoluara shiu, kryesisht viseve me lartësi të mëdha mbidetare. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, me tendencë  ngritjeje.

Në bazë të parashikimeve sinoptike pritet qe nga e shtuna te mbaj mot i mirë me diell dhe me temperatura tipike verore.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)