28 Mars 2024

Nga e mërkurja sërish do të ketë ngritje të temperaturave

Prishtinë, 9 korrik - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situata meteorolologjike do të stabilozohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të marten ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nga e mërkurja sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale duke ju përgjigjur mesatareve  të viteve tjera.

Të enjtën sërish kushte për reshje  shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi  maksiamale deri 6m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)