19 Prill 2024

Nga e mërkura pritet rënje e temperaturave

Prishtinë, 12 nëntor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte fillimi i javës do të mbetet me vlera pothuaj të ngjajshme me ato të ditëve të fundit kurse nga e mërkura e tutje pritet rënje të temperaturave , sidomos të atyre maksimaleve.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-16 gradë Celsius.

Në viset malore nga dita e mërkurë temperaturat do të jenë dukshëm më të ulta në dy vlerat ekstremale, minimalet nga -4-0, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më pas nga e mërkura nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)