29 Mars 2024

Nga e mërkura pritet destabilizim i motit

Prishtinë, 28 tetor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot me temperatura të larta për këtë ditë të fundit të muajit tetor, do të vazhdojnë deri ditën e martë, ku më tej, nga e mërkura pritet destabilizim i motit, sa i përket fushave termike, pasi që, vlerat e dy ekstremeve të temperaturave do të shënojnë rënie.

Vranësira të cilat vijnë nga pjesa jugë perëndimore e kontinentit sipas IHK-se do të krijojnë kushte për reshje shiu, por jo të intensitetit të lartë dhe nuk do ta përfshijnë gjithë territorin me të njëjtin intensitet, kurse në vise malore me lartësi mbidetare mbi 1600 metra, reshjet e shiut mund të shoqërohen edhe me fjolla bore. Në fushat barike do të ketë luhatje, por gjithnjë mbesin vlerat e larta, mbi normalen.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-24 gradë Celsius.

Kjo situatë termike me vlera të ulëta do të jetë e qëndrueshme vetëm tri ditë, nga e mërkura deri të premten , ku më pas, sërish grafiku në fushat termike do të pësoj rritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)