20 Prill 2024

Nga e mërkura moti do te jetë me erëra dhe riga shiu

Prishtinë, 16 prill - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas këtyre ditëve me temperatura të larta, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nga dita e hënë deri të mërkuren moti nuk do të jetë stabil , i përcjellur me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende rigat do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.

Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës  së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)