24 Prill 2024

Nga e mërkura fillon ngritja e temperaturave

Prishtinë, 26 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore të cilat nga e mërkurja do të përfshijnë edhe vendin tonë, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

 Të hënën  dhe të marten masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu,, të cilat të reshje të marten mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara.

Nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave..

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)