27 Shkurt 2020

Nga dita e premte ngritje e temperaturave

Prishtinë, 5 qershor - Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë gjatë këtyre dy ditëve në vijim, përpos që në fushat termike do të ketë rritje dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi  deri 7m/s. Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta,  për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)