26 Prill 2024

Nga dita e marte, moti me vranësira dhe shi

Prishtinë, 25 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e hënë mbetet me kushte të njëjta meteorologjike, por nga e marta e tutje do të ketë fuqizim të masave ajrore me origjinë nga verilindja dhe veriperëndimi.

Kështu që sipas IHK-se përveç diellit, motin do ta karakterizojnë edhe vranësirat e dendura dhe të paqëndrueshme, ku vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut, kurse në perëndim në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të lehta bore, por që sasia e përgjithshme e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë.

Kështu që vendi do të vazhdoj të mbetet me deficit të reshjeve. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-21gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, por të martën do të pësojë rënie edhe nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)