04 Gusht 2020

Nga 4 mijë punëtorë të KEK-ut vetëm 26 janë të infektuar

Prishtinë, 1 korrik - Një lajm ka qarkulluar në disa portale se situata më te infektuar në KEK, është alarmante, ka reaguar Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri, i cili deklaroi se është e vërtetë që në KEK, ka punëtorë të infektuar me Covid19, por i njëjti numër është i vogël dhe se menaxhmenti i KEK-ut ka marrë të gjitha masat në përputhje me Institutin e Shëndetit Publik dhe se nuk ka vend për panik.

"Menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekje që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë elektrike dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet."

"Në këtë drejtim, KEK-u vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha masave mbrojtëse duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e ndërlidhura nga Qeveria e Kosovës", ka theksuar Imeri.

Një nga masat e marra nga KEK-u sipas tij është dezinfektimi i rregullt i hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe po ashtu në autobusët që transportojnë punëtorët. Kontratat dhe buxheti për dezinfektim janë siguruar dhe janë urdhëruar te gjitha Shtabet e emergjencës/Zyrat e Sigurisë ne Pune ne te gjitha divizionet e KEK-ut te bëjnë dezinfektimin rregullisht.

Përkundër vështirësive të mëdha për shkak të mungesave në treg medicinal, KEK-u ka arritur ti pajise te gjithë 4000 punëtoret e tij me maska mbrojtëse nga virusi.

Imeri ka treguar se me tej, janë liruar stafi me probleme shëndetësore, dhe është urdhëruar reduktimi qëndrimit në hapësira të përbashkëta. Stafi jo kritik për prodhim është obliguar të jenë në gjendje gatishmërie duke mundësuar që të gjitha operimet dhe proceset në të gjitha njësitë të funksionojnë pa asnjë pengesë.

Për më tepër, KEK gjithashtu sipas kryeshefit Imeri është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke i udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

"Deri me sot data 10.07.2020, në KEK kemi gjithsejte 26 punëtorë si raste aktive te infektuar me coronavirus, ndersa kemi 10 kolege tashme te shëruar nga infeksioni dhe 85 të izoluar si presona kontaktit."

"Përndryshe, në objektin e Toskanës në sheshin “Nëna Terezë” ku gjenden zyret e Menaxhmentit të KEK-ut dhe disa divizione dhe shërbime te përbashkëta, gjate javës kanë rezultuar pozitiv tre kolegë tanë."

"Menjëherë pas konfirmimit të tyre, me qellim te evitimit te panikut tek stafi, ne kemi kontaktuar me IKSHPK dhe kemi kërkuar testim të shumicës së stafit me që kemi konsideruar se të njëjtit janë persona të kontaktit eventual te çastit me rastet pozitive."

"Nga IKSHPK na kanë lajmëruar se vetëm personat me simptoma të COVID – 19 mund të testohen dhe personat që nuk kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit nuk mund të cilësohen si persona të kontaktit dhe duhet të vijojnë punën duke i respektuar masat si bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale. Andaj edhe përfaqësimi në seancë gjyqësore është bërë nga ndonjë zyrtarë i cili ka vijuar punën duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK si institucion përgjegjës për dhënien e rekomandimeve në këtë kohë pandemie", ka deklaruar ne fund Imeri.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)