29 Mars 2024

Nga 15 shtatori nisin gjobat për gjithë ata që hedhin mbeturina

Prishtinë, 9 gusht - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot për herë të parë ka mbledhur Task Forcën ndërministrore për fillimin e aksionit “ Ta pastrojmë Kosovën” i cili nis më 15 shtator 2018.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës të cilët kanë ofruar mbështetje logjistike dhe teknike për aksionin e pastrimit të vendit në nivel nacional.

Me këtë rast u.d ministri Matoshi tha se deri në fund të javës, institucionet do të dalim me një plan veprimi dhe do të themelojnë grupet teknike të punues për të nisur këtë aksion të madh.

“Jemi në rrugë të mirë, diskutuam hapat e parë. Po fillojmë me 15 shtator aksionin më të madh të pastrimit të Kosovës që është zhvilluar ndonjë herë në Republikën e Kosovës. Ne, gjatë javës së ardhshme do ta kemi versionin final të planit të aktiviteteve, planin e punës dhe përgjegjësit e secilit institucion pjesëmarrës në këtë Task Forcë dhe po ashtu do të themelojmë grupet teknike të punës”, tha Matoshi.

U.d i ministrit, Matoshi ka paralajmëruar që gjatë periudhës tre mujore të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”,  do të ketë edhe aprovim të masave shtesë që do të kontribuojnë për ruajtjen e ambientit nga ata që kanë qëllim ta dëmtojnë.

“Gjatë këtij tre mujori ne do të nxjerrim udhëzimin Administrativ që parasheh Gjobat Mandatare për gjithë ata që hedhin mbeturina në vende që nuk janë të lejuar. Ky udhëzim do të finalizohet gjatë periudhës sa do të zgjasë aksioni.  Pastaj Strategjia nacional për Menaxhimin e Mbeturinave do të jetë e përfunduar brenda tre muajve sa do të zgjasë aksioni për pastrimin e Kosovës.  Njësia e policisë së gjelbër, të paktën një njësit i saj do të funksionalizohet brenda kësaj kohe”, u shpreh Matoshi.

Gjatë këtij takimi, u.d i ministrit Matoshi tregoi se në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, do të marrin pjesë edhe komunat e vendit ndërsa ftoi mediat, qytetarët, vullnetarët, organizatat joqeveritare dhe donatorët që kanë ndihmuar Kosovën t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

Ndërsa përfaqësuesja e Kabinetit të Kryeministrit, njëherësh këshilltarja politike e kryeministrit, Donjeta Gashi, tha se aksioni për pastrimin e Kosovës në nivel nacional do të përfundoj edhe me masa të tjera nga Qeveria e Kosovës.

“ Do të jetë një plan i qëndrueshëm i cili do të nis me këtë aksion domethënë pastrimin e Kosovës dhe më pas me masa të tjera restriktive që do të jenë në zbatim pas përfundimit të këtij aksioni.

Luan Hasanaj nga organizata “ Let’s do it Kosova”  tha se për herë të parë po vërehet një mbështetje e madhe në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

“Për herë të parë është një mbështetje kaq e madhe e Qeverisë, e akterëve relevant dhe kjo na jep të shpresojmë dhe besojmë që përfundimisht vendi ynë do të jetë ashtu siç e duam të pastër”, tha Hasanaj.

Aksioni  “Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojmë më 15 shtator 2018 dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)