25 Prill 2024

Nesër zgjidhet problemi me energji elektrike në fshatin Vidimriq

Mitrovicë, 18 dhjetor - Banorët e fshatit Vidimriq të Mitrovicës që disa ditë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi që u është djegur tragoja.

Mirëpo kryetari i komunës, Agim Bahtiri, vazhdimisht është përpjekur për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për këta banorë, duke kontaktuar me përfaqësuesit e KEDS-it si dhe kryetarin e komunës së veriut, z. Goran Rakiq.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka kërkuar nga kryetari Rakiq të ndihmoj banorët në atë fshat, pasi që gjendet në pjesën veriore dhe furnizohet nga nënstacioni i Vallaqit, ku ne nuk kemi qasje operative.

Kështu kryetari Rakiq iu është përgjigjur thirrjes së kryetarit Bahtiri, duke gjetur një bashkëpunim të ndërsjelltë mes tyre për të vendosur një trafo me kapacitet ende më të lartë në atë fshat.

Kryetari Bahtiri bën të ditur se nesër do të bëhet vendosja e kësaj trafoje dhe do të filloj furnizimi me energji elektrike për fshatin Vidimriq, duke falenderuar bashkëpunëtorët të cilët e ndihmuan në zgjidhjen e këtij problemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)