24 Korrik 2019

Nesër shënohet Dita Botërore e Ujit

Prishtinë, 21 mars – Gjatë ditës së nesërme do të shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila ka për qëllim të tërheqë sa më shumë vëmendje për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit të të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit.

Kjo ditë festohet me 22 mars, ndërsa Dita e parë botërore e ujit është shënuar më 22  mars 1993.

Për çdo vit në Ditën botërore të ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pije, siç janë: uji për qytete, cilësia e ujit, ujërat ndërkufitare, uji dhe kultura, etj.

Motoja e Ditës Botërore të Ujit për këtë vit, në Republikën e Kosovës, gjegjësisht moto që del edhe nga KRUP është: “ Ujë për të gjithë ”. Me rastin e shënimit të kësaj dite të veçantë do të ketë aktivitete  nga institucionet përkatëse.

Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin.

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ujin, e cila u mbajt në vitin 1997 në Mar Del Plata ( Argjentinë ). Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro,Asamblea e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën e 22 shkurt 1993, vendosi që 22 marsi çdo vit të shënohet si Dita Botërore e Ujit, me kusht që në mbarë botën të tërhiqet vëmendja mbi të gjitha problemet që lidhen direkt me ujin dhe pasuritë ujore dhe se çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Roli i ujit është thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe planetin.

Ai na nevojitet për pije, shtëpi e kopshte, por e rëndësishme është që ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.

Uji, sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, sepse i zvogëlojmë rezervat, andaj uji duhet kursyer pikë për pikë!

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!

Uji është gjëja më e çmueshme e planetit tonë!

Uji është një kusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm!

Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit!

Ujë për të gjithë!

Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen  e tij, andaj dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë Ruajtja dhe Mbrojtja!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)