25 Prill 2024

Nesër protestohet serish kundër KEK-ut

Prishtinë, 12 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar kanë bërë të ditur se nesër duke filluar nga ora 12.00 do të organizojnë një protestë paqësor kundër fryrjes se faturave të energjisë elektrike për muajin janar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Yll Rugova nga Grupi i Qytetareve te Organizuar ka thënë se ditëve të fundit janë raportuar nëpër medie ankesa nga një numër i madh i qytetarëve të cilët ankohen për faturat e reja të fryra të muajit shkurt.

Në anën tjetër sipas tij zyrtarë të KEK-ut po i quajnë normale vjedhjet dhe rritjen e faturave duke tentuar ta maskojnë vjedhjen me gabimin.

"Ne ia bëjmë me dije KEK-ut dhe të gjitha institucioneve relevante për çështje të energjisë se vjedhja nëpër tërë territorin e Kosovës nuk mund të jetë lëshim dhe se faturat e ardhura kudo me fryrje dhe asnjëherë me zvogëlime vlerash tregon për vjedhje me paramendim dhe kurrsesi për gabime a lëshime punëtorësh", ka theksuar Rugova.

Protestuesit në protestën e fundit e kanë kundërshtuar ashpër përjashtimin e punëtorëve nga puna dhe masat tjera të marra ndaj tyre, duke shprehur sigurinë e tyre që fajtorët janë në majat e hierarkisë së KEK-ut dhe institucioneve të tjera relevante.

"Ne kërkojmë shkarkimin zinxhiror të menaxhmentit qendror, hetimin nga prokuroria dhe futjen në burg të fajtorëve, me një fjalë ne kërkojmë sundim të drejtësisë dhe funksionim të institucioneve për të cilat ne qytetarët e Republikës së Kosovës paguajmë taksa", ka pohuar ai.

Por, para të gjithë këtyre Grupi i Qytetareve te Organizuar kërkojn ndalimin e shkyçjeve pa u sqaruar krejt situata e krijuar pas hajnisë së KEK-ut e cila po vazhdon sipas dijenisë sonë për dy muaj rrjesht, ndërkaq dyshimet për hajni të tilla gjatë muajve të tjerë do të duheshin vërtetuar pas hetimeve të thella që institucionet përgjegjëse nuk po i bëjnë.

Ata kanë ftuar qytetarët që janë të pakënaqur me faturat e KEK-ut dhe Qeverisjen aktuale t’i bashkohen këtij marshi paqësor.
 
Marshi do të fillojë nga ndërtesa e KEK-ut deri te Qeveria e Kosovës dhe përveç faturave të KEK-ut, ata do të ngrehin zërin edhe ndaj dukurive negative që po ndodhin në vend.

Ata po ashtu kanë kërkuar edhe shkarkimin zinxhiror të menaxhmentit qendror, hetimin nga prokuroria dhe futjen në burg të fajtorëve.

Grupit të Qytetarëve të Organizuar, të cilëve iu janë bashkangjitur shumë organizata joqeveritare dhe studentore, sot iu kanë bashkangjitur edhe Arta Dobroshi dhe Ilir Deda, të cilët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen sikur në kohërat e vjetëra kur organizoheshin marshe kundër parregullsive.

Lista e OJQ-ve përkrahëse:

1.    Iniciativa për Progres – INPO
2.    Alter Habitus, Dokufest
3.    KIPRED - Kosovar Institute for Policy Research and Development
4.    Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU
5.    EC Ma Ndryshe
6.    Qendra për Art Bashkëkohor – Stacion
7.    Community Building Mitrovica – CBM
8.    Instituti Demokratik i Kosovës – KDI
9.    Syri i Vizionit
10.    Klubi për Politikë të Jashtme – KPJ
11.    Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
12.    Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR
13.    Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës
14.    Demokraci për Zhvillim – D4D
15.    Center for Research, Documentation and Publication – CRDP
16.    Qendra per Politika dhe Avokim – QPA
17.    Balkan Policy Institute – IPOL
18.    HandiKOS
19.    Leo's Art Organisation
20.    Qendra Nacionale e Vëzhguesve të Kosovës – QNVK
21.    Shoqata e Femrës Kontabiliste – Venera
22.    Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion"

Lista e organizatave studentore përkrahëse:

1.    Paqja Studentore – PS
2.    Opinioni i Pavarur Studentor – OPS
3.    Lëvizja Studentore per Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM – SKV

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)