20 Prill 2024

Nënshkruhet Memorandumi për Bashkëpunim me Maqedoninë

Prishtinë, 9 Mars - Sot u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor të Maqedonisë, për fushën e mbrojtjes së mjedisit mbi parimet e barazisë, reciprocitetit dhe përfitimit reciprok ndërmjet dy shteteve. Nënshkruesit e Memorandumit, Ministri i MMPH, Dardan Gashi dhe Ministri i MMJ, Abdilaqim Ademi, u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e kritereve të parqitura në Memorandum.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, Ministri i MMPH, Dardan Gashi theksoi se ky Memorandum u nënshkrua në baza të ndërsjellta për mbrojtjen e mjedisit, duke specifikuar ujërat e lumit Lepenc dhe mbrojtjen e Malit të Sharrit. Ai gjithashtu tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvojat e Maqedonisë në fushën e mbrojtjes së mjedisit në aspektin e procesit të aderimit drejt BE-së e institucioneve tjera ndërkombëtare.

Ministri i MMJ së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi tha se Maqedonia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në politikat ndërkufitare ekologjike duke përmendur zhdukjen e azbestit në lumin Lepenc, ujërat e të cilit derdhen në lumin Vardar. Ai gjithashtu përmendi edhe projektin e Qeverisë së Maqedonisë për filtrimin e ujërave të lumenjëve, të cilët janë vendosur së fundi në disa qytete të Maqedonisë, duke sugjeruar një projekt të tillë për Kosovën.

Ky memorandum parashihet të jetë në fuqi për një periushë pesëvjeçare, me mundësinë e zgjatjes për pesë vite tjera, përveç rastit të shprehjes së dëshirës nga njëra palë për ndryshimin apo anulimin 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)