20 Shkurt 2020

Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e zonave të gjelbra në Gjilan

Gjilan, 24 korrik – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për financimin e projektit “Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan” në vlerë prek 550 mijë euro.

Kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen, tha se ky projekt do të prek 46 fshatrat e Gjilanit dhe 6 fshatra të tjerë.

“Ky projekt krijon mundësinë që në hapësira që qarkullojë njerëzit të minimizohen qarkullimi i veturave. Ky memorandum është në kuadër të politikave të komunës së Gjilanit në projektin për një Gjilan të gjelbër, për një Gjilan ekologjik. Po ashtu, Gjilani do ta ndërtojë edhe parkun që i dedikohet personave me aftësi të kufizuara”, tha Haziri.

Ministri i MMPH, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit ka trashëguar shumë probleme në fushën e mjedisit, duke shtuar se përmes investimeve kapitale kjo komunë do të arrij një zhvillim të qëndrueshëm.

“Me këtë projekt Gjilani do të merr një pamje te re, një cilësi më të mirë të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi. Angazhimi jonë i përbashkët mbetet që përmes projekteve të krijojmë një qytet ekologjik që do të jete shembull dhe për komunat tjera”, deklaroi Matoshi.

I pari i MMPH-së, ka treguar që këtë vit në Gjilan po fillohet së realizuar 5 projekte që në total kapin vlerën prej 1 milion e gjysmë euro.

“Projektet që i kemi filluar në Gjilan janë: krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan në vlerë prej 550 mijë euro; vazhdimi i punimeve në Lumin Mirusha në vlerë prej 250 mijë euro; ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit në Dobërçan në vlerë prej 550 mijë euro dhe pastrimi i shtretërve të lumenjve Morava dhe Stanishorka në vlerë prej 100 mijë euro si dhe projektin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ në vlerë prej 100 mijë euro”, tha ministri Matoshi.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmendi edhe projektin më të madh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan, i cili do të fillojë të ndërtohet së shpejti, vlera e të cilit është 26 milionë euro.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020

- Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Mbahet takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave. (ndërtesa e Qeverisë salla P38,  ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu do të pres në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z Philip Kosnett. (objekti kryesor i MPBAP-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)