02 Tetor 2022

Nënshkruhet Marrëveshja për Energji Efiçiente për Prizrenin

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim z. Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore në Marakesh kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin. Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20% janë grant, synon investimet në Efiçiencën e Energjisë së Ndërtesave Publike në Prizren.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në anën e tij, Zëvendës Presidenti i BERZh z. Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq. Gjithashtu, ai theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intenzivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, përkatësisht kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor. Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 tetor 2022 - Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. (Varrezat në Lagjen Arbëria, ora 9:00​)

- Bashkimi i Sindikatave te Parvarura te Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra e Studentëve Salla “1 Tetori”, ora 14:00)