12 Gusht 2020

Në qershor TC Kosova B ka realizuar planin e prodhimit me 116 për qind

Prishtinë, 16 korrik - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se, edhe përkundër situatës së rënduar në gjithë vendin të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, me angazhimin maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve TC “Kosova B” ka arritur që me sukses të jashtëzakonshëm të përmbyllë muajin qershor me një realizim të planit të prodhimit prej 116 %.

Në këtë drejtim, u.d. i Drejtorit Ekzekutiv në TC “Kosova B”, Jonuz Saraçi tha se më datë 31 maj 2020 ka filluar riparimi dyzet ditorë i Bllokut B1. Sipas planit, startimi, apo fillimi i punës së Bllokut B1 ka qenë i paraparë të ndodhë më 11 korrik 2020.

Mirëpo, pas një riorganizimi të mirë të punës dhe pas një angazhimi të shtuar të punëtorëve, përkundër pandemisë dhe problemeve përcjellëse KEK ka arritur që riparimin ta përfundojmë për 26 orë më herët se sa që ishte planifikuar.

Duhet theksuar, shtoi ai, se krahas punës në B1, ku shumica e punëtorëve ishin të angazhuar, sfidë tjetër përbënte edhe angazhimi në mirëmbajtejn dhe operimin në Bllokun B2. Kushtet në të cilat punëtorët punonin vërtet ishin të rënduara, për shkaqet e theksuara më lartë, por përkundër saj rezultati dhe suksesi nuk kishte munguar.

“Në Bllokun B2 për muajin qershor kishim tejkalim të planit për 16 për qind, pra kishim një realizim prej 116 për qind të planit të prodhimit", theksoi Saraçi.

Kjo sipas tij ishte vërtet një sukses i mirë, sepse të tejkalosh prodhimin në këto kushte nuk është edhe aq lehtë.

"Për më tepër, Jemi në pritje që edhe për muajin korrik të kemi rezultate të mira në prodhim si dhe tejkalim të planit. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem, por shpresojmë se rezultatet do të përmbushen sipas planit."

Nuk mundem pa i falënderuar të gjithë punëtorët që ishin angazhuar gjatë kësaj kohe, por edhe stafin udhëheqës të tyre që nuk kursyen mundin dhe djersën për të arritur rezultatet e lartëcekura. Së bashku do të vazhdojmë drejt sukseseve të tjera”-tha Jonuz Saraçi, ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në TC “Kosova B”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)