20 Prill 2024

Në Itali pritet shtrenjtim i energjisë dhe gazit

Romë, 18 dhjetor - Duke filluar nga muaji Janar i vitit të ardhshëm, tarifat e energjisë elektrike në Itali mund të shtrenjtohen me 4.8 për qind dhe ato të gazit, me 2.7 për qind.

Ky ka qenë përfundimi i një studimi të Qendrës së Studimeve Ekonomike “Nomisma”.

Që nga 1 Janari 2012, tarifat e elektricitetit do të rriten me 0.8 cent për kWh, që sipas ekspertëve,  për një familje “tip” që konsumon rreth 2 400 kWh në vit do të përkthehej në një rritje vjetore prej 21.5 euro.

Nga ana tjetër, për gazin, një famijle që konsumon 1 400 metër kub metan në vit, çmimi do të rritej me 32 euro në vit.

Sipas ekspertëve, pas çmimit të benzinës, që shpërndarësit italianë e rritën më shumë se të gjitha vendet e Europës, për konsumatorët italianë vjen një tjetër tronditje me tarifat e energjisë elektrike dhe gazit.

Nëse parashikimet do të merrnin miratimin e Autoritetit të Energjisë, për 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm do të bëhej fjalë për rritjen e pestë 3-mujore në radhë, për gazin dhe e treta për faturat e energjisë elektrike brenda një viti.

Parashikimet për gazin bazohen mbi llogaritjen automatike të caktuar nga Autoriteti i Energjisë që nënkuptojnë rritjet e muajve të kaluar të naftës së papërpunuar, të cilës i shtohen disa përbërës të rinj për transportin.

Ekspertët kanë vlerësuar se, për elektricitetin është më i vështirë pasi kuadri shtyn të supozohet një rritje e cila lidhet me prodhimin e energjisë, dhe me rritjen e madhe të kostos së shpërndarjes së saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)