23 Prill 2024

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 6 janar - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte.

Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)