24 Janar 2020

Në Deçan protestohet kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë

Deçan, 13 korrik - Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe antarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan  sot për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë.

"Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit".

"Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me ane te protestes ne i  bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Decan dhe Belaja gjithashtu!", thekson Organizata ERA.

Gjatë kësaj proteste protestuesit gjithashtu do të nderojnë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik.

Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i pare tek ura qe te dergon per te Gushavci.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të Kosovës dje me 10.07.2019 vendosi PËRSËRI të shtyej afatin për KELKOS që të siguroj Lejet Mjedisore të nevojitura për hidrocentralet e tyre që janë duke operuar ilegalisht në Deçan.

Që nga viti 2014 ZRrE ështu duke raportuar në mënyrë vjetore që Kelkos është duke operuar ilegalisht me 3 hidrocentrale në Deçan dhe ka lejuar që kjo të vazhdoj për 5 vite + 90 ditë+ 90 ditë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)