29 Tetor 2020

Në 'Bunarfest' diskutohet për dëmtimin e lumenjve nga hidrocentralet

Prizren, 27 shtator - Sot në Ditën botërore të lumenjve, X40 dhe KCSF organizuan në Prizren diskutimin me titull “Lum Lumi”.

Fillimisht u diskutua për dëmtimin e lumenjve nga hidrocentralet në Kosovë ndërsa më pas edhe për problematikat e lumit Lumbardhi të Prizrenit.  

NÑ‘ diskutime morën pjesë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa Osmani, deputetë të shumtë, përfaqësues të institucioneve publike, aktivistëve tÑ‘ shoqÑ‘risÑ‘ civile e nismave qytetare, si dhe shumë qytetarë.

Në fjalën e saj të hapjes, znj. Osmani tha: “Ne besojmë plotësisht në mbrojtjen e lumenjëve, por edhe florës dhe faunës në to, e cila është edhe mbrotje e traditës dhe qytetarëve që jetojnë rreth tyre, është mbrojtje e jetës dhe shëndetit tonë."

"Pa dyshim jemi për një Kosovë të zhvilluar, dhe energjia e gjelbërt është e ardhmja, por njëkohsisht jemi të vetdijshëm që çdo investim mund të bëhet në harmoni me natyrën dhe duhet të bëhet domosdo në përputhje dhe duke respektuar standardet, ligjet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e mjedisit.”

Në fund ajo shtoi se “tashmë është e konfimuar që Kosova ka rezerva të pamjatueshme të ujit, dhe një gjë është e qartë se ne nuk kemi lumenjë për të falur, dhe e kemi obligim që të angazhohemi për kujdes të shtuar për mbrojtjen e burimeve tona ujore”

Në hapje, Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha tha: "Kino Lumbardhi është simbol i rezistencës qytetare të Prizrenit dhe mbrojtjes së interesit publik, e sot këtu janë mbledhur shumë aktivistë që janë duke rezistuar që burimet e pakta ujore të Kosovës të mos shkatërrohen për përfitime të një grupi të vogël, e në kurriz të të gjithë qytetarëve të vendit.".

Dren Marseli, organizator i Bunarfest, tregoi që ka vite që garuesit e këtij festivali tashmë detyrohen që një pjesë të lëshimit përgjatë Lumbardhit duhet ta bëjnë jashtë lumit, për shkak të dëmtimit të shtratit të këtij lumi.

Znj. Shpresa Loshaj, aktiviste për mbrojtjen e lumenjve nga organizata “Pishtarët” nga Deçani tha: "Për ne me rëndësi është që qytetarët e asaj ane ta kuptojnë që diskutimi i problematikës së ndërtimit të hidrocentralit të jetë gjë normale, të ngritet vetëdija që diçka e parregullt dhe e paligjshme ka ndodhur dhe të ngritet guximi për t’i diskutuar këto probleme në anën e Junikut dhe Deçanit”.

Kjo ngjarje u organizua në kuadër të edicionit të 16-të të festivalit “Bunarfest” dhe Programit EJA Kosovë të KCSF-sÑ‘.

Përmes kÑ‘tij programi, KCSF do tÑ‘ mbështesÑ‘ nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe trajnimeve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë.

EJA Kosovë bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)