25 Prill 2024

Ndriçimi efiçient kursen energji dhe para

Prishtinë, 19 maj - Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) me mbështetjen e Bashkëpunimit Teknik Gjerman (GTZ) në kuadër të Fushatës Kombëtare për Ndriçimin Efiçient, organizoi  seminarin informativ mbi përfitimet e masave të efiçiencës së energjisë.

Shteti Gjerman i kushton shumë rëndësi efiçencës së energjisë elektrike, u tha gjatë këtij seminari. Përfaqësuesit e GTZ-së pohuan se Kosova do të mund të përfitoj shumë nga kjo përvojë e Gjermanisë, sepse situata me energji në Kosovë nuk është e mirë, dhe humbet shumë energji.

“Nga kjo efiqiencë e energjisë elektrike, vërtet mund të ruhet shumë energji dhe shumë para. Është dhënë rezultati se në rast përdorimi të kësaj energjie, vetëm në konviktin numër katër të Prishtinës, ruajtja energjisë vjetore do të ishte rreth katër mijë euro”, Gabriela Bechker, nga GTZ-ja.

Ajo tha se Gjermania i kushtonë shumë rëndësi efiçinetës së energjisë. Sipas saj, Kosova do të mund të përfitoj shumë nga kjo përvojë gjermane, sepse situata me energji në këtë vend nuk është e mirë, dhe humbet shumë energji. “Nëse bëhet efiçienca e energjisë, vërtet mund të ruhet shumë energji dhe shumë para”, tha Gabriela Bechker, nga GTZ-ja.

Ndërsa, Blerim Rexha, zëvëndës ministër i Energjisë dhe Minierave, tha se në këtë seminar janë trajtuar dy tema  të rëndësishme për efiçiencën e energjisë. Sipas tij, Agjencia e Berlinit për Energji prezantoi benifitet e eficinecës së energjisë, e cila ka të bëjë me raportet dhe rezultatet e auditimit të energjisë të pjesës së ndriçueshmërisë që e kanë bërë ekspertë gjermanë në bashkëpunim me GTZ-në, për gjashtë objekte publike në Kosovë, katër në Prishtinë, dy në rrethinë të Prishtinës, një në Gjakkovë dhe një Gjilan.

“Ky prezantim është në pajtueshmëri të plotë me strategjinë e energjisë së Kosovës, dhe është vazhdimësi e politikave tona që dalin nga kjo strategji. Ne mbi të gjitha nuk do të mundemi të ndërtojmë gjeneratorë shumë shpejt, mirëpo, ne mundemi shumë shpejt ta kontrollojmë kërkesën për rritje të energjisë”, tha zëvendës ministri Rexha, duke shtuar se janë bërë disa llogaritje sa do të jetë kursimi i përgjithshëm, nëse secila shtëpi nga katër poqa do të ndërronte, do të kemi kursim me disa dhjetëra deri në 100 megavat në kapacitet dhe më shumë gigavat orë në vit.

Sipas tij, projekti ka disa pjesë, dhe një pjesë e këtij projekti është në bashkëpunim me GTZ-në, që pikërisht po implementohet në komunën e Gjilanit. Ai tha se një sektor i KEK-u do të ndërroj poqët elektrik me poqa efiçient dhe pastaj do të bëhen matjet dhe do të përcillet projekti për një kohë dhe do të konstatohet sa do të jetë përfitimi i ndërrimit të poçeve me ato efiçient.

Ndrësa, GTZ-ja në bashkëpunim me ministrinë e MEM është mbështetëse e projektit me një fond. “Kjo është vetëm një fazë në bashkëpunim me GTZ, dhe besojmë se të gjitha institucionet publike do të punojnë konform vendimit të qeverisë për implementimin e këtyre masave të efiçiencës, gjithnjë në dobi të kursimit të energjisë dhe të sigurimit të furnizimit me energji elektrike për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Rexha.

Ndërsa, për implementimin e këtij projekti, përfaqësuesit e GTZ-së, kërkuan edhe nga qytetarët të jenë më shumë të vetëdijshëm për kursimin e energjisë me poqë efiçiente.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)