25 Prill 2024

Ndërtohet Hidrocentral i ri në Jug të Shqipërisë

Tiranë, 21 nëntor - Në Bregdetin jugor të Shqipërisë ka përfunduar vepra e parë energjitike e financuar nga sipërmarrësit shqiptarë.

Hidrocentrali i Bunecit ka pak kohë që është vënë në punë dhe specialistët thonë se ai po furnizon me energji një pjesë të madhe të Sarandes dhe bregdetit.

Hidrocentrali do përmirësojë dukshëm furnizimin me energji elektrike sidomos në zonat turistike.

Sistemi shqiptar i elektricitetit bazohet tashmë kryesisht në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet me një kapacitet të instaluar prej pothuajse 1,450 MW dhe një mesatare vjetore prodhuese prej rreth 4,200 GWh nga tre lumenjtë më të mëdhenj të veriut të Shqipërisë.

Hidrocentralet më të rëndësishëm janë vendosur pranë kaskadave të lumit Drin dhe të gjithë së bashku ata prodhojnë 1,350 MW. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)