29 Mars 2024

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Kalimashit

Kukës, 3 nëntor - Tuneli i rrugës së Kombit ka mbetur në errësirë nga dita e mërkurë. Shkak për këtë është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.

Mungesa e energjisë kap një gjatësi prej 3 km të tunelit në të dyja galeritë. Shkak sipas ekspertëve është bërë djegia e një kablli elektrik prej mëngjesit të sotëm duke lënë pa drita këtë pjesë të tunelit.

Për shkak të errësirës në tunel automjetet janë vënë në vështirësi qarkullimi dhe janë detyruar ta bëjnë këtë rrugë duke ndezur dritat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)