23 Prill 2024

Ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohjen e objekteve publike

Prishtinë, 6 nëntor - Në mbledhjen e 74-të të Qeverisë së Republikës së Kosovë është marrë edhe vendimi për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohjen e objekteve publike.

 Vendimi është bazuar nga përvojat e viteve të kaluara gjatë sezonit të dimrit që paraqiten me një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit, që vije edhe si pasojë e emetimit të gazrave në ajër nga mjetet e transportit, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe shënon përqendrim të ndotësve të ajrit në nivel të lartë.

Me qëllim të zvogëlimit të ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit, Qeveria synon që përmes shmangies së përdorimit të thëngjillit për ngrohje të objekteve publike, të ulë nivelin e ndotjes.

Qeveria ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje të Qeverisë, Gentiana Islamaj është emëruar drejtoreshë e përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Po në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar rregullimin e statusit të përhershëm për të punësuarit në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova.

Gjithashtu me propozimin e Kryeministrit është aprovuar plotësim ndryshimi i Rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, me çka do t’i mundësojë që zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të ketë edhe tre këshilltarë politikë në përbërje të kabinetit të tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)