24 Prill 2024

MZHE: Komisioni nuk merr kompetencat e KEK-ut dhe ZRRE-së

Prishtinë, 12 shkurt - Ministria e Zhvillimit Ekonomik si përfaqësuese e aksionarit të KEK-ut, duke pas parasysh shqetësimet e shumta të konsumatorëve të shprehura edhe me protesta para KEK-ut dhe duke realizuar obligimet e veta ligjore ka vendosur që të themelojë një Komision ndërinstitucional i cili do të monitorojë punën dhe aktivitetet e KEK-ut në përgjigje të ankesave të cilat janë parashtruar dhe të cilat kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të argumentuar.

Sipas një komunikate të MZH-së në këtë komision, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe KEK-ut, me qëllim të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe ofrimit të informatave të plota janë edhe përfaqësuesit e Shoqatës se Konsumatorëve.

\"Ky komision nuk merr kompetencat e KEK-ut dhe ZRrE-së në procedurat ligjore të shqyrtimit të ankesave, por ka për qëllim që të monitorojë mënyrën e qasjes ndaj ankesave nga ana e KEK-ut, të kërkojë që të mos ketë zvarritje të shqyrtimit të tyre, dhe që asnjë ankesë të mos mbetet pa përgjigje, që përgjigja të jetë e argumentuar dhe e bazuar në fakte dhe ligje, rregullore të aprovuara nga organet kompetente\", thuhet në komunikatë.

Në rastet kur vlerëson se nuk janë respektuar dispozitat e akteve ligjore dhe normative komisioni mund të kërkon edhe rishqyrtimin e ankesave të tilla nga KEK-u

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)