29 Mars 2024

MZHE kërkon nga KEK dhe ZRRE t’i përgjigjen shqetësimit të qytetarëve

Prishtinë, 7 shkurt - Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga qytetarët lidhur me vlerën e faturave të energjisë për muajin janar 2013, kërkon nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë që t’i përgjigjen çdo ankese konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi.

MZHE duke mirëkuptuar shqetësimin e qytetarëve mbështet të drejtën e qytetarëve që konform procedurave ligjore të ngrisin çdo shqetësim që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre si konsumatorë të KEK-ut, ndërsa siguron ata që institucionet kompetente do t’i shqyrtojnë dhe do të japin përgjigje në kohë sa më të shkurtë të mundshme.

MZHE rikujton qytetarët se nuk menaxhon me KEK-un dhe se çështjet teknike që lidhen me furnizimin dhe faturimin janë përgjegjësi e korporatës, derisa çështja e tarifave i takon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ndërsa konsumatorët ankesat e tyre konkrete mund t’i drejtojnë në këto dy institucione.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)