18 Prill 2024

MZHE identifikon 77 lokacione për hidrocentrale të vogla

Prishtinë, 5 mars - Ministria e Zhvillimit Ekonomik i ka identifikuar 77 lokacione ku mund të ndërtohen hidrocentrale të vogla për prodhimin e energjisë së pastër.

Me identifikimin e këtyre lokacioneve demantohen edhe thëniet e deritanishme se në Kosovë ka potencial minimal për prodhimin e energjisë nga uji.

Madje njëri nga ekspertët e angazhuar nga Banka Botërore për të parë mundësinë e zhvillimit të sistemit energjetik në Kosovë e ka pranuar se prodhimi i energjisë nga hidrocentralet është më i lirë se nga termocentralet, duke marrë parasysh të gjitha ndikimet anësore të projekteve.

Në listën e hartuar nga MZHE-ja e që e ka siguruar gazeta, thuhet se nga hidrocentralet e vogla mund të prodhohen 621 gigavat energji në vit. Apo, thënë ndryshe, në 77 hidrocentralet e vogla mund të prodhohen 128 megavat energji elektrike për orë.

Sipas kësaj liste në lumin Lumbardhë në Pejë mund të ndërtohen 10 hidrocentrale, kurse në Deçanit mund të ndërtohet edhe dy të tjera. Në të njëjtin lumë, por në Prizren mund të ndërtohet edhe 9 hidrocentrale të tjera të vogla. Po aq mund të ndërtohen edhe në lumin Lepenci. Në lumin Erenik mund të ndërtohen po ashtu tri hidrocentrale, kurse në lumin Restelica mund të ndërtohen 5 hidrocentrale, në Brod katër, sa mund të ndërtohen në lumin Ibër. Hidrocentrale të vogla mund të ndërtohen edhe në lumenjtë Nerodime, Bistricë, Sitnicë, etj.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Berkeley parasheh se opsioni më pesimist është që nga hidrocentralet e vogla mund të prodhohen nga 62 megavat. Por, sipas këtij studimi deri në vitin 2020 energjia e prodhuar nga hidrocentralet e vogla mund të arrijë deri në 140 megavat.

Deri më tani ka disa kompani që janë në proces të pajisjes me leje të nevojshme nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe nga Ministria e Planifikimit Hapësinor e për shumë pika ende nuk është bërë ndonjë hap.

Deri tani janë mbi 10 investitorë nga Gjermania, Shqipëria apo Kosova të interesuar për të investuar në hidrocentrale. Disa nga këta investitorë, sipas Baxhakut, tanimë i kanë nisur procedurat për jetësimin e investimit.

/KD/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)