21 Mars 2019

MZHE e angazhuar që të eliminon humbjet në rrjetin e ujësjellësve

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka, po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën Ballkanike për Ujra dhe Kanalizime “Uji dhe Natyra”, që po mbahet në Tiranë dhe e cila u organizua nga Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës dhe Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Shqipërisë.

Në hapje të konferencës, Ministri Lluka ka shpalosur projektet të cilat po realizohen në këtë sektor në Kosovë dhe reformat e ndërmarra, me theks të veçantë në regjionalizimin dhe konsolidimin e tërëisishëm të sektorit të ujërave dhe kanalizimeve.

Ministri Lluka, ka theksuar se një ndër prioritet e Ministrisë që ai drejton, është që të bëhet eliminimi i humbjeve në rrjetin e ujësjellësit, si dhe realizimin e impianteve për trajtimit e ujërave të zeza.

“Ne po anagzhohemi që të bëhet eliminimi i tërëisishëm i humbjeve në rrjetin e ujësjellësve dhe në krijimin e rezervourve natyrorë për ruajtje dhe mbledhjen e ujit, është prioritet kjo çështje marrë në konsideratë se uji është resursë jo i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave njerëzore gjithandej globit, po ashtu po punohet edhe në realizimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza”, u shpreh Ministri Lluka.

Tutje, Ministri Lluka tha se prioritet i tij tjetër në këtë sektor është investimi në ngritje e kuadrove profesionale të cilët do të jenë të aftë të realizojnë projekte dhe mirëmbajnë investimet e deritanishme duke vlerësuar se thellimi i bashkëpunimi me Shqipërinë në këtë drejtim për krijimin e programeve profesionale certifikuese të përbashkëta të bazuar në standardet më të larta evropiane është në interesin e të dyja palëve.

Gjatë kësaj konference, u bë edhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në mes  Ministrit Lluka dhe të parit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, memorandum ky i cili ka për qëllim krijimin e një programi të përbashkët për Trajnimin dhe Certifikimin me qëllim të rritjes së aftësive të fuqisë punëtore në sektorin e ujërave.

Të dy Ministrat vlerësuan lart rëndësinë e krijimit të këtij programi i cili do të unifikojë aftësitë dhe njohuritë e kërkuara për fuqinë punëtore bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media për Ligjin e Punës.  (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)