16 Prill 2024

Mungesa e energjisë elektrike shkakton çrregullime në furnizimin me ujë

Lipjan , 6 shkurt - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ofron shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Lipjanit, qytetin dhe disa zona përreth. 12 rezervuarë dhe 9 stacione të pompave janë pjesë përbërëse e Njësisë Operative të Ujësjellësit në Lipjan.

Kjo Njësi Operative në kuadër të KRU,,Prishtina,, sh.a. u ofron shërbime 9791 konsumatorëve, qytetit të Lipjanit dhe gjithsej 26 fshatrave.

KRU Prishtina ka njoftuar që konsumatorët e kësaj komune që nga dita e djeshme rreth orës 13:00 e duke vazhduar edhe sot, po përballen herë pas here me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mosfurnizimit mjaftueshëm me ujë të pijshëm në këtë komunë gjatë ditës së sotme  është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione të pompimit.

"Eshtë ndonjë defekt apo ndonjë ndërprerje e energjisë për shkak të ndonjë punimi teknik nga ana e KEDS-it , ne ende nuk jemi të njoftuar."

"Deri më tash, jemi duke e mbajtë stacionin e pompave me një gjeneratorë i cili nuk e ka kapacitetin që të jap energji elektrike mjaftueshëm për një funksionim të mirëfilltë në  pompa."

"Shpresojmë dhe lusim ekipet e KEDS-it që të shohin mundësitë teknike për rikthimin e energjisë elektrike, që konsumatorët të mos mbesin pa ujë të pijshëm", thekson KRU Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)