26 Prill 2024

MPMH dhe IHK inaugurojnë Stacionin Meteorologjik Automatik

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, me moton  “Moti-gati, klima-zgjuar”, bëri inaugurimin  e Stacionit Meteorologjik Automatik në Skivjan- Gjakovë.

Në ceremoninë inauguruese, në emër të ministres Albena Reshitaj mori pjesë zv/Ministri Fatmir Matoshi i cili deklaroi se klima dhe moti janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve zhvillimore të një vendi, prandaj duke e forcuar shërbimin e meteorologjisë dhe klimatologjisë ne do të përmirësojmë edhe procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit për zhvillimet e ardhshme.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tani më është edhe anëtar i rregullt i Rrjetit Evropian për Paralajmërime të Vërshimeve EFAS, dhe pjesëmarrës në aktivitetet e Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), sikurse është programi për krijimin e një platforme të përbashkët për Evropën Juglindore (regjionin e VI) në lidhje me parashikimin dhe paralajmërimin e rreziqeve nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore” tha nder të tjerash z. Matoshi.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin edhe drejtoresha e  Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete  Latifi, zyrtarë tjerë të MMPH-së, dhe zyrtarë të Komunës së Gjakovës.

Me këtë projekt do të bëhet  regjistrimi i disa parametrave meteorologjik siç janë: Temperatura e ajrit, lagështia, shtypja atmosferike, reshjet si dhe drejtimi dhe shpejtësia e erës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)