06 Gusht 2020

Moti sot parashihe të sjell reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë, 5 korrik - Në parashikimin e motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pjesa e parë e ditës do të vijojë me mot me diell, por gjatë pjesës së dytë parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të paqëndrueshme të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull me shpejtësi deri 11 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)