29 Maj 2020

Moti sot me reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh

Prishtinë, 20 maj - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë herë me reshje shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

 Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)